Moti sot, me diell dhe pjeserishtë i vranët
BKT
Kosovë

Moti sot, me diell dhe pjeserishtë i vranët

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që të krijohen erëra të përcjellur a me stuhi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 29 gradë Celsius.

Gjatë tri ditëve në vazhdim do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Pas datës 8  korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike, njofton IHMK.

 


MË SHUME NGA Kosovë