14:35 / 06.07.2023
Inaugurohet shtatorja e kolonelit Tahir Zemaj në Pejë
Medina Pasoma / RTKlive
Është inauguruar shtatorja e kolonelit Tahir Zemaj në Pejë. Ngjarja ka ndodhur me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Betejës së Loxhës, të organizuar nga veteranët e njësive operative të UÇK-së dhe nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Përveç shtatores së Zemajt, sot do të inaugurohet edhe shtatorja e heroit Rustem Bruqi si dhe do të vazhdohet me homazhe pranë bustit të heroit Lumni Surdulli në Samadrexhë, ku edhe do të mbahet një takim përkujtimor.
Më herët është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar të rënëve në betejën e Loxhës.
Beteja 6 korrikut është një ndër momente më të lavdishme të UÇK-së, u theksua në akademi.























