Certifikata e Klan Kosovës, Hajdari: Çështje administrative, nuk përfshihem
Arbresha Berisha / RTK
Kanë mbetur edhe tri ditë afat për të vendosur rreth ankesës së mediumit Klan Kosova kundër vendimit për suspendimin e certifikatës së këtij biznesi.
Derisa Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në MINT ende nuk ka dalë me një vendim, ministrja e këtij dikasteri, Rozeta Hajdari ka thënë se çështja është administrative dhe se nuk ka se pse të përfshihet në të.
Këto komente Hajdari i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, pas pyetjes që ia bëri deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.
“Unë nuk jam për licencat e mediave, është Komisioni i Pavarur i Mediave. Unë e konsideroj këtë çështje administrative, s’kam pse të përfshihem në këtë çështje e cila është kthyer në politike pa qenë e tillë, kur është kushtetuta e ligji. Nëse kompania i sjell dokumentet me rregull, është komisioni i ngritur për këtë çështje që vendos”, shtoi ajo.























