Mujka: Nuk i kam ikur përgjegjësisë dhe drejtësisë
F. S / RTKlive
Kryeshefi Ekzekutiv ‘Ibër – Lepenc’, Faruk Mujka, i cili ditë më parë u ndalua me urdhër nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nën dyshimin se kishte tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, ka deklaruar se asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë dhe drejtësisë.
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë. Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj të gjithë juve që më mbështetët këto ditë, patët besim në mua, punën e aktivitetin tim politik e shoqërorë dhe që ishit afër familjes time në momentet e vështira që përjetuan pa fajin e tyre”, ka shrkruar ai në ‘Facebook”.
Ai tha se asnjëherë prej që ka qenë pjesë e aktiviteteve politike nuk i ka ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe kjo do të vazhdoj.
“Por gjithsesi asnjëherë nuk do të pranoj të jem pre e politikave ditore e partiake dhe që unë të shfrytëzohem për t'u sulmuar e baltosur puna dhe sukseset e Qeverisë në përgjithësi dhe posaqërisht Kryeministrit në veçanti. Rruga që kemi marrë është e gjatë, tepër e vështirë me shumë sfida u kurthe, por fatmirësisht është evidente se po shihet caku. Shumë vetë do të ndihen të turpëruar por mbi të gjitha edhe të çliruar nga puna e lodhshme e shërbyesit të djallit”, tha ai.
Ndryshe Gjykata Themelore e Prishtinës kishte vendosur që i dyshuari Faruk Mujka do të mbrohet në liri.
"Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka refuzuar dhe të njëjtit lihen në mbrojtje në liri", thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.























