Aliu: Fundjava mund të prek në 40 gradë, duhet të shpallet alarmi i kuq
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Aliu: Fundjava mund të prek në 40 gradë, duhet të shpallet alarmi i kuq

Albana Bajrami / Radio Kosova

Temperaturat e larta po vazhdojnë edhe sot në vendin tonë, ndërsa moti me vapë do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Instituti hidrometeorologjik, ka paralajmëruar se deri në fundjave temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë dhe në raste të tilla mund të shpallet edhe alarmi i kuq.

Institucionet përkatëse të shëndetësisë, kanë bërë thirrje që qytetarët me problem shëndetësore dhe të moshuarit të mos ekspozohen në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Deri në fundjavë, temperaturat në Kosovë pritet të shkojnë deri në 40 gradë celsius. Këtë paralajmërim e ka dhënë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ndërsa Besim Aliu nga ky Institut, tha për Radio Kosovën se në vendet ku arrin temperatura 40 gradë duhet të shpallet alarmi i kuq.

 “Po ja vlen që edhe tek ne të ndizet alarmi i kuq, që nënkupton se nga ora 10:00 deri në ora 16:00 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos të moshuarit dhe fëmijët nën moshën një vjeçare, të kemi kujdes duke përdorur sa më shumë lëngje. Kur temperaturat arrijnë në 40 gradë, zakonisht shpallet alarmi i kuq. Për momentin nuk parashihet të kemi temperatura 40, përveç në vendet urbane, ku deri në fundjavë mund të regjistrohen temperaturat deri në 40 gradë. Duhet të mos ekspozohemi në diell pasi indeksi UV është shumë i lartë 8-9, që nënkupton se është mbi vlerat e normales, meqë edhe presoni atmosferik është 1 mijë e 20 milibar. Gjatë gjithë këtij muaji nuk do të kemi asnjë ditë temperatura nën 30 gradë celsius”, tha ai.

Aliu, bëri të ditur se Instituti Hidrometeorologjik ka këshilluar që kompanitë e ndërtimit të kenë kujdes gjatë ditës punëtorët të paktën nga ora 10:00 deri në ora 15:00 të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit.

 “Firmat që punojnë në ndërtim duhet të kenë kujdes që në orët e pikut të mos jenë të ekspozuar direkt të paktën nga ora 10:00-15:00. Kjo për arsye se sa më lart në ndërtim, temperaturat kur kontaktojnë me materiale të metalit, mund të akumulojnë më shumë temperatura dhe ato mund të rriten më shumë se sa që regjistrohen dy metra mbi nivelin e tokës, temperatura e ajrit”, tha Aliu. No photo description available.

Drejtori i sigurisë dhe emergjencave në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë për RTK-në se janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në rast nevoje. Edhe Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve. Apel për kujdes bëjnë edhe zjarrfikësit. Muhamet Recani nga brigada e zjarrfikësve në kryeqytet, ka njoftuar se janë të mobilizuar, derisa iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta edhe në ditët në vijim, për t’iu shmangur komplikimeve të mundshme shëndetësore.

Ministria e ka përmendur rrezikun e goditjes nga vapa, ndërsa ka rekomanduar që njerëzit me sëmundje kronike të mos ekspozohen në rreze të diellit nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Ky institucion ka porositur që në ditët me mot shumë të nxehtë, qytetarët të qëndrojnë të hidratuar, të vishen me veshje të lehta, të pinë shumë ujë, të shmangin pijet me sheqer, t’i hapin dritaret, të reduktojnë përdorimin e pajisjeve elektronike dhe të qëndrojnë në hije.

 


MË SHUME NGA Kosovë