Shqyrtohet Projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Shqyrtohet Projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil

A.B/RTKlive

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot mban mbledhje në të cilën në rend dite është Shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Projektligji për Agjencinë e Regjistrimit Civil, është miratuar në qershor të këtij viti në mbledhjen e 148-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës,, raporton RTKlive.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Sektori i Inspektimit që ka vepruar në kuadër të ARC, do të transferohet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si Njësi e Inspektimit për Regjistrimin Civil, e themeluar me nenin 13 të këtij ligji.

Personeli i Sektorit të Inspektimit në kuadër të ARC, do të bëhet personel i Njësisë së Inspektimit për Regjistrimin Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat sipas legjislacionit në fuqi.


MË SHUME NGA Kosovë