Nga gushti nis zbatimi i masave ndëshkuese për ndotjen akustike
BKT
Kosovë

Nga gushti nis zbatimi i masave ndëshkuese për ndotjen akustike

M.P / RTKlive

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga muaji gusht do të nisë zbatimi i masave ndëshkuese për lokalet e gastonomisë, të cilat lëshojnë muzikë mbi decibelët e lejuar të nivelit të zërit.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot është mbajtur takimi ndërmjet Drejtorisë së Inspeksionit, zyrtarëve të kryeqytetit dhe anëtarëve të Shoqatës së Gastronomëve, e ku është diskutuar për zbatimin sa më të lehtë dhe të mirë të rregullores për ndotjen akustike.


MË SHUME NGA Kosovë