Abdixhiku pret Bajqinovcin, e vlerëson bashkëpunëtor të madh
BKT
Kosovë

Abdixhiku pret Bajqinovcin, e vlerëson bashkëpunëtor të madh

F.S / RTKlive

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar 26 këshilltarët komunal në Prishtinë për zgjedhjen e Pëllumb Bajqinovcit, asamblistit të LDK-së, si kryesues të ri të kuvendit komunal.

Sipas Abdixhikut, përveçse profesionist e përafrues, Bajqinovci është veprimtar e bashkëpunëtor i madh.

“Dhe pikërisht me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes”, tha Abdixhiku.

Ndryshe, Pëllumb Bajqinovci u zgjodh sot kryetar i kuvendit komunal në Prishtinë, pas shkarkimit të ish-kryetarit, Fehmi Kupina.


MË SHUME NGA Kosovë