Është rritur numri i aksidenteve në komunikacion
BKT
Kosovë

Është rritur numri i aksidenteve në komunikacion

Sh.Ç /RTKlive

Policia e Kosovë, ka bërë të ditur se ne 24 orët e fundit kanë ndodhur 94 aksidente.

Sipas të dhënave të publikuar nga Policia e Kosovës, 30 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse 64 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia njofton se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 286 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Për gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar edhe 16 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.


MË SHUME NGA Kosovë