Mot i ndryshueshëm këtë javë
BKT
Foto: Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA
Kosovë

Mot i ndryshueshëm këtë javë

V.TH. / RTKlive

Vala e të nxehtit që tashmë po hynë në javën e tretë, kulminacionin do ta arrijë ditën e martë me 25 korrik, kur temperaturat maksimale do të sillen mes 36°C - 40°C, shoqëruar edhe me erëra të fuqishme, kryesisht të drejtimit jug-perëndimor, thonë nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA.

Sipas agjencisë ndryshimi i motit pritet të ndodhë të mërkuren me 26 korrik, në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kur priten shtrëngata me rrebeshe shiu që lokalisht mund të shoqërohen edhe me stuhi breshëri dhe erëra të fuqishme deri në 25m/s.

“Freskia ndjeshëm do të jetë prezente nga e enjtja me 27 korrik, e ndikuar nga masat ajrore kryesisht veriore, me maksimalet jo më shumë se 26°C dhe minimalet që do të pësojnë rënie deri në 12°C.  Ditët në vazhdim ngritje graduale e temperaturave, në suaza normale për periudhën”, thuhet tutje në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kosovë