15:07 / 24.07.2023
KRU `Prishtina` realizon tetë shkyçje të lidhjeve ilegale në ujësjellës
V.TH. / RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka realizuar tetë shkyçje të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
Përmes një njoftimi në Facebook, KRU “Prishtina” ka njoftuar se shkyçjet janë realizuar paraditen e sotme, si shkak i kyçjeve të pa-legalizuara dhe kyçjeve në gypat ilegalë pa ujëmatës.























