Fshatrat Llukar dhe Makovc mbesin pa ujë
BKT
RTKlive
Kosovë

Fshatrat Llukar dhe Makovc mbesin pa ujë

M.P / RTKlive

Fshatrat Llukar, Makovc dhe rruga “Bajram Bahtiri” kanë mbetur pa ujë, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Për shkak të një defekti të ndodhur në rrugën " Bajram Bahtiri" në gypin e ujit fi 225 PVC, për të cilin është e domosdoshme të ndërrohet një segment i gypit ku thellësia është mbi 2 metra, me ç'rast rrezikshmëria është tejet e lartë, jemi detyruar t'i ndërprejmë punimet për shkak të shembjes së dheut”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Punimet janë duke vazhduar nga orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq nuk dihet se kur do të bëhet furnizimi me ujë.


MË SHUME NGA Kosovë