Në Merdare aktivitet me mërgimtarët, ”Festo me zemër, jo me armë”
BKT
Foto: Valjeta Shala
Kosovë

Në Merdare aktivitet me mërgimtarët, ”Festo me zemër, jo me armë”

Valjeta Shala /RTK

Në kuadër të aktiviteteve për fushatën vetëdijësuese që është duke e organizuar  Ministria e Punëve të Brendshme, kundër të shtënave festive:” Festo me zemër jo me Armë”, u mbajt aktiviteti i radhës me mërgimtarët që vijnë në Kosovë, përmes pikës së kalimit kufitarë në Merdare.

Në këtë aktivitet u mbajt diskutim të hapur ndërmjet Koordinatorit Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani dhe mërgimtarëve.

Kjo fushatë është duke u organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, me mbështetje nga UNDP dhe SEES

“Qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdisiimi kundër gjuajtjeve me arme. Gjuajtja me armë në festa është pjesë e së kaluarës dhe primitivizëm.  Përbën vepër penale dhe është e dënueshme me ligj. Ne kemi ardhur këtu pasi me ardhjen e mërgimtarëve shtohet edhe numri i pjesëmarrësve në dasma e festa ndaj kemi zgjedhur pikëkalimin në Merdarë. Fushata pritet të vazhdojë sërish me mesazhin që të festohet me zemër e jo me gjuajtje me armë”,tha Gashini.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kosovë