AGK: Mulliqi la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari
BKT
Kosovë

AGK: Mulliqi la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari

M.Miftari/RTKlive

Për vdekjen e profesorit, gazetarit, Haqif Mulliqi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një telegrami, ka shprehur ngushëllime për familjen Mulliqi.

Në telegram, AGK ka përkujtuar krijimtarinë e gjerë e të shumanshme të krijuesit, publicistit, gazetarit e pedagogut të palodhshëm, Haqif Mulliqi.

“Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 - 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare. Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve”, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë