Krasniqi në takim me ambasadorin e Finlandës, shqyrtohen bashkëpunimet
BKT
Kosovë

Krasniqi në takim me ambasadorin e Finlandës, shqyrtohen bashkëpunimet

M.P. / RTKlive

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim kortezie ambasadorin e Finlandës në Republikën e Kosovës, Matti Nissen, për të diskutuar temat me interes të përbashkët.

“Ministri Krasniqi ka informuar ambasadorin Nissen për zhvillimet në nivelin lokal, konferencën 'City to City Diplomacy' e cila do të organizohet nga MAPL dhe MPJD, me qëllim të bashkimit të kryeqendrave dhe qyteteve nga mbarë bota në një format ku do të diskutohen tema dhe çështje të ndryshme me rëndësi si dhe për projektet të cilat janë bashkëpunim i MAPL-së dhe ambasadës finalndeze”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MAPL.

Tutje në komunikatë thuhet se ambasadori Nissen ka përmendur projektet e Ambasadës Filandeze të cilat ndërlidhen me zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë