Prishtinë, fillojnë punimet për një rrugë me gjashtë korsi
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Prishtinë, fillojnë punimet për një rrugë me gjashtë korsi

V.Th. RTKlive

Komuna e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një rruge me gjashtë korsi, trotuare dhe shteg për biçikleta.

Kjo rrugë do të ndërtohet tek rruga “B”.

 “Punimet në Rrugën B, kanë filluar!, Prishtinës, shumë shpejt po i vjen edhe një tjetër rrugë fantastike! Rrugë me 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta, e cila do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës B, tek ai i rrugës A”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë