18:24 / 05.08.2023
Pritje në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
RTKlive
Në dy vendkalimet kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë, po vazhdon të ketë kolona edhe gjatë mbrëmjes së sotme dhe pritje disa orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, tek pika kufitare në Merdarë, duhet pritur, për të hyrë në Kosovë rreth pesë orë, ndërsa në pikën kufitare, Dheu i Bardhë dy orë, raporton RTKlive.
Kurse, pritjet në pikëkalimet kufitare tjera janë normale.
























