17:34 / 08.08.2023
Kurti falënderon politikanët perëndimorë për solidaritetin me Kosovën
M.P. / RTKlive
Kryeministri i vendit, Albin Kurti nëpërmjet një shkrimi në Twitter ka falenderuar politikanët perëndimor për solidaritetin e tyre me Kosovën.
Ai gjithashtu ka thënë se politikanët perëndimor kanë avokuar qasje më të vëmendeshme ndaj kërcënimeve që vijnë nga veprimet agresive të Serbisë.
“Faleminderit @aliciakearns, @SenatorMenendez, @MiRo_SPD & pjesa tjetër e kryetarëve të komisioneve të punëve të jashtme dhe parlamentarëve të lartë që kanë bërë thirrje për solidaritet me Kosovën dhe qasje më të vëmendshme për rajonin ndaj kërcënimit që vjen nga qëndrimi dhe veprimet agresive të Serbisë”, ka shkruar Kurti.























