Pritje të gjata në Merdar për dalje nga Kosova
BKT
Kosovë

Pritje të gjata në Merdar për dalje nga Kosova

M.P. / RTKlive

Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar ka përditësuar të dhënat në mëngjes duke treguar gjendjen e kolonave në pika kufitare.

Më së shumti kolona ka në dalje nga Merdarja, ku pritjet po zgjasin deri në 3 orë. Në hyrje  gjendja është më mirë, ku kjo pjesë mund të kalohet nga 5 deri në 10 minuta.

Ndërkohë, dalja nga Dheu i Bardhë shkon gati deri në një orë e gjysmë, ndërkaq hyrja merr afërsisht deri në 10 minuta.

Në Jarinje dalja është 20 minuta. Pikat e tjera kufitare mund të kalohen nga 3 deri në 5 minuta.


MË SHUME NGA Kosovë