IPK kërkon suspendimin e një rreshteri për keqpërdorim të pozitës
BKT
Kosovë

IPK kërkon suspendimin e një rreshteri për keqpërdorim të pozitës

M.P. / RTKlive

Inspektoriati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e një rreshteri për keqpërdorim të pozitës.

Suspendimi është kërkuar  për tri ditë pune për policin i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq.

“Dje me datën 09 gusht 2023,  si rezultat  i veprimeve hetimore IPK i ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë (3) ndaj një zyrtarit policor me gradën rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq - Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale 'Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar' nga neni 414 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kosovë