Arrestohet personi që sulmoi ekipin e Nacionales në Prizren
BKT
Kosovë

Arrestohet personi që sulmoi ekipin e Nacionales në Prizren

M.Sh/RTKlive

(E plotësuar)Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar personin, i cili sot ka sulmuar gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, të cilin duke e përcjell protestën kundër Dokufestti në Prizren.

Derisa ekipi i Nacionales raportonte për protestën, personi në fjalë ka sulmuar fizikisht gazetarin dhe kameramanin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se personi që ka sulmuar gazetarët është duke u intervistuar.

“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.

Sulm ndaj personit zyrtar

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari në lidhje me sulmin ndaj ekipit të Nacionales, duke shtuar se rasti është duke u cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Hetimet i kemi filluar me Prokurorinë e shtetit për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Momentalisht nuk mund të japë më shume informacione”

AGK dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

(E plotësuar) Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve të portalit Nacional në protestën e sotme në Prizren. AGK-ja kërkon nga Policia e Kosovës arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë.

“AGK është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren. Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirrur nga imamët lokalë kundër festivalit Dokufest”, njofton AKG-së.

 AGK duke iu referuar edhe medieve thotë se, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre. “Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve” thuhet në reagimin e AKG-së.


MË SHUME NGA Kosovë