Aksidentet e njëpasnjëshme nxjerrin gjakovarët në protesta/Video
BKT
Kosovë

Aksidentet e njëpasnjëshme nxjerrin gjakovarët në protesta/Video

Islam Haxhiu|RTK

Aksidentet e njëpasnjëshme të trafikut në kryqëzimin e rrugëve ‘Bujar Roka’ dhe ‘Ymer Pula’ në Gjakovë, kanë nxitur protestë të banorëve të këtij lokaliteti.

Ata thonë se aksidentet janë pasojë e mosvendosjes së shenjave të komunikacionit, përkatësisht mospërfundimit të punimeve në segmentin rrugor ‘Bujar Roka’.

Dodë Lleshi thotë se edhe familja e tij për pak sa nuk kishte pësuar më të keqen nga aksidenti në këtë udhëkryq.

Protestuesit kanë apeluar organet e pushtetit lokal për të ndërmarrë masa të menjëhershme në mënyrë që të parandalohet më e keqja.

Edhe zyrtarët e policisë e konfirmojnë numrin e lartë të aksidenteve në këtë kryqëzim rrugësh. Sipas tyre, komuna dhe operatori janë paralajmëruar në kohë për rrezikun që paraqet kjo gjendje.

Ndërkaq, zyrtarët e Drejtorisë për Infrastrukturë, përmes një përgjigje me shkrim, thonë se Qarkorja Jugore është rrugë në ndërtim e sipër, pra është rrugë e papranuar teknikisht. Sipas projektit, është paraparë që udhëkryqi të jetë i sinjalizuar me ndriçues.


MË SHUME NGA Kosovë