Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës
E. Hoti / RTKlive
Mitrovica e Veriut është anëtarësuar të martën në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të AKK-së.
Sipas njoftimit të AKK-së votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të kuvendit dhe ka ardhur pas kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut e cila ka marrë vendim në Kuvendin e Komunës për t'u anëtarësuar në asociacion.
Në njoftim thuhet se nga 38 komuna sa ka Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
“Pas anëtarësimit, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq në fjalën e tij tha së është i lumtur për këtë anëtarësim, për çka falënderoi delegatët e Kuvendit të Asociacionit dhe tha se do të japin kontributin e tyre në sfidat dhe adresimet e qeverisjes lokale në nivel vendi”, thuhet në njoftim.























