Zhduket një person në Ferizaj, policia kërkon ndihmë nga qytetarët
BKT
Kosovë

Zhduket një person në Ferizaj, policia kërkon ndihmë nga qytetarët

RTKlive

Policia rajonale në Ferizaj ka njoftuar qytetarët se një javë më parë, është zhdukur një personi nga fshati Greme i Ferizajt. Bëhet fjalë për të moshuarin Ilaz Tahir Sejdiun, i lindur me 19.10.1932, me banim në fshatin Greme, i cili me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas njoftimit të Policisë, ai është i gjatë, 170 cm, peshon, 75 kg, ka sy kafe dhe flokë të thinjura. Kishte të veshura: pantallona  dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë.

“Ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur. Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve”, thuhet më tej në njoftim.

Të gjithë ata që kanë informacione që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital" Lajmëro Policinë".


MË SHUME NGA Kosovë