MASHTI: Mbi 32 mijë aplikime për libra
BKT
Kosovë

MASHTI: Mbi 32 mijë aplikime për libra

RTKlive

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, ka njoftuar se në platformën e-Kosova, për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në orën 16:00 janë pranuar 32.800 aplikime., Taulant Kelmendi, ka njoftuar se në platformën e-Kosova, për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në orën 16:00 janë pranuar 32.800 aplikime.

Ai, në një postim në Facebook, ka shkruar se sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe ASHI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16.

Kelmendi ka theksuar se shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e librave dhe ato nuk mund rriten. Ndërkohë për rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6-vjeçare në klasën e parë, Kelmendi ka shkruar se po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin [email protected].


MË SHUME NGA Kosovë