Mbahet akademia solemne, “Ditët e Nënë Terezës”|Video
BKT
Foto: Valjeta Shala
Kosovë

Mbahet akademia solemne, “Ditët e Nënë Terezës”|Video

Valjeta Shala/RTK

Në Qendrën “BogdaniPolis” në Prishtinë, po mbahet akademi solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës në kuadër të manifestimit tradicional me të cilën hap “Ditët e Nënë Terezës”.

Nga Ipeshkvia e Kosovës, folen rreth kontributit të Nënë Terezës në edukim, arsimim e në çështje të tjera.

“ Jemi mbledhur për bijjën e juaj dhe kësaj kishë të shenjtë, Nënë Terezës,  humanisten  e madhe e cila dhuroi aq sa kishte.  Nuk duhrt harruar se nderimi ndaj saj  nuk është detyrim por privilegj. Uroj e nga sot e deri 5 shtator të angazhohemi për të bërë ndonjë vepërtë mirë, për ti ngjarë sado pak asaj”, tha Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Aktivitete do të zgjasin deri me 5 shtator 2023, në ditëfestën liturgjike të saj.

Kjo ngjarje është organizuar nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me ITSHKSH.


MË SHUME NGA Kosovë