Komuna e Vushtrrisë me 1.7 milion euro për rregullimin e rrugëve
BKT
Kosovë

Komuna e Vushtrrisë me 1.7 milion euro për rregullimin e rrugëve

M.P. / RTKlive

Komuna e Vushtrrisë ka bërë me dije se ka nënshkruar kontratë për rregullimin e disa rrugëve në qytet.

Sipas njoftimit gjithsej janë ndarë 1,713,053.00 euro për infrastrukturën rrugore.

“Në këto rrugë që njihen edhe si rrugë arterie të qytetit, parashihet të bëhet asfaltimi, zgjerimi i rrugës, ndriçimi me trupa statik dhe infrastrukturë përcjellëse”, ka njoftuar kryetari Ferit Idrizi.

Rrugët në të cilat do të punohet janë “Avni Saraçi”, “Viciana”, “Bekim Berisha Abeja”, “Vëllezërit Feka” dhe “Lumni Surdulli”.


MË SHUME NGA Kosovë