Ngjarjet e datës 30 gusht
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 30 gusht

RTKlive

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2023

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë nderime tek Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës (Përballë Kuvendit të Kosovës, në 10:00)

Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikohet raporti “Kapacitetet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al Musaileem. (Ndërtesa e Kuvendit, në ora11:00)

Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS mban aksion rrugor “Dera e Pritjes”. (Sheshi “Skënderbeu”, në ora 16:00)


MË SHUME NGA Kosovë