Hapet thirrja për subvencionimin e regjistrimit të fëmijëve në çerdhe
BKT
Besianë Musmurati, drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë / Foto: Qendresa Duraku | RTK
Kosovë

Hapet thirrja për subvencionimin e regjistrimit të fëmijëve në çerdhe

Qendresa Duraku | RTK

Është hapur thirrja për subvencionimin me nga 70 euro për familjet të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në  çerdhet private. Kështu ka bërë të ditur Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, gjatë një konference për medie.

Ajo tha se secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet, do të subvencionohet me 70 euro. Ajo foli edhe për fillimin e vitit shkollorë, ku mësimi ka filluar nëpër të gjitha shkollat e kryeqytetit, përderisa tha që ka shkolla në të cilat nuk ka fare libra.


MË SHUME NGA Kosovë