13:25 / 02.09.2023
Rama thotë se u adaptuan 30 qen: Synojmë që çdo qen të ketë pronar
M.P. / RTKlive
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka njoftuar për adaptimin e 30 qenve endacak deri më tash, teksa ka theksuar se ende ka të interesuar për adaptim. Ai ka thënë se synimi i tyre është që çdo qen ta ketë një pronar.
“Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka shpërndarë edhe një video ku shihet procesi i adapatimit të qenve endacak. I pari i kryeqytetit ka thënë se janë siguruar që të ofrojnë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët.























