Zgjerohen shtretërit e lumenjve në Vushtrri, synohet shmangia e vërshimeve
BKT
Kosovë

Zgjerohen shtretërit e lumenjve në Vushtrri, synohet shmangia e vërshimeve

M.P. / RTKlive

Komuna e Vushtrrisë ka nisur me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në disa fshatra me qëllim të shmangies së vërshimeve.

Dobërlluka dhe Stanoci i Poshtëm janë fshatrat ku po punohet, e që nëpërmjet tyre po evitohen vërshimet e shtëpive dhe tokave bujqësore.

“Për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, po vazhdojmë me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm”, ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.


MË SHUME NGA Kosovë