Pritjet deri në 40 minuta në pikën kufitare në Merdar
BKT
Kosovë

Pritjet deri në 40 minuta në pikën kufitare në Merdar

M.P. / RTKlive

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për shtimin e kolonave në dalje në pikën kufitare në Merdar.

Udhëtarët që po e kalojnë përmes kësaj zone po detyrohen të presin 30 deri në 40 minuta sipas përditësimeve të fundit të të dhënave nga QKMK. Kolonat kanë arritur të jenë 300 metra të gjata në dalje, ndërkaq në hyrje pritjet zgjasin deri në 5 minuta.

Në dalje të Dheut të Bardhë pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta.

Ndërkaq, gjendja në pikat e tjera kufitare është stabile, ku për 3 apo 5 minuta mund të qarkullojnë veturat në hyrje dhe dalje të kufinjve.


MË SHUME NGA Kosovë