Elezaj: Projektet madhore të komunës janë në rrugën e duhur |Video
BKT
Kosovë

Elezaj: Projektet madhore të komunës janë në rrugën e duhur |Video

V.Th. RTKlive

Komuna e Klinës ka filluar me kohë procedurat e shpenzimit të buxhetit për vitin 2023.

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, tha se janë në dinamikë të mirë që të gjitha projektet t’i zhvillojnë procedurat në përjashtim të disave më të vogla të cilat janë në procedurë.

“Ka edhe projekte madhore për të cilat janë duke vazhduar procedurat, dhe mendojmë që jemi në kohë, por gjithmonë të brengosur sepse mund të prishët moti, por jemi në angazhim maksimal projektet janë duke ecur në rrugën e duhur edhe me shpenzimet, sepse është brenga kryesore e ekzekutivit që të shpenzohen mjetet e buxhetuara për këtë vit”, tha Elezaj.

Elezaj po ashtu tha se projektet prioritare janë në infrastrukturën rrugore e kanalizim të cilat janë në përmbyllje dhe se tani kanë mbetur vetën rrugica të vogla të cilat po shtrohen për çdo vit.

“Dy projekte madhore janë, projekti i furnizimit me ujë të pijes për qytetarët, dhe për shkak të vërshimeve që kishim në dhjetorë të vitit 2022 dhe në janar të këtij viti kemi në projekt që me disa investime të rëndësishme ta parandalojmë këtë dukuri që të jetë sa ma pak e dëmshme për infrastrukturën dhe qytetarët e Komunës së Klinës”, shtoi Elezaj.

E për sa i përket projektit të ujit ai tha se kanë filluar procedurat me kohë dhe janë duke financuar projektin me grandin e performancës  200.000 euro, grand i cili është fituar nga qeverisja e mirë e komunës së Klinës dhe nga buxheti komunal në bashkëfinancim me “Hidro Drinin”.

Po ashtu Komuna e Klinës sipas kryetarit Elezaj ka ndarë mjete të konsiderueshme për mbrojtjen e brigjeve të lumenjve dhe argjinaturave, projekte të cilat janë duke u realizuar në fshatin Zajm dhe në lumin Klina.

Komuna e Klinës është kampione në vlerësimin për transparencë buxhetore.

Elezaj tregoi se në këtë vlerësim kanë fituar 100 poenë dhe se janë të përkushtuar që të realizojnë debate të rëndësishme por edhe shpenzimet buxhetore të nevojshme.  


MË SHUME NGA Kosovë