10:52 / 05.09.2023
Mitrovica me diskutim publik për varreza dhe lapidarë
M.P. / RTKlive
Komuna e Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në diskutimin publik për vazrreza dhe lapidarë.
“Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në Konsultimin Publik për “Plotesim-ndryshim i rregullores Komunale per varreza e Lapidar“ në Komunën e Mitrovicës së Jugut”, thuhet në njoftim.
Diskutimi publik do të mbahet nesër në Kuvendin Komunal.























