Delegacioni nga Kosova vizitoi selinë qendrore të NATO-s në Bruksel
Sh.Gashi/RTKlive
Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Republikës se Kosovës në AP të NATO-s, Driton Hyseni, po qëndron për një vizitë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.
Diskutimet u zhvilluan dje dhe sot gjatë gjithë ditës. Programi është dedikuar për deputetë të Kuvendit të Republikës se Kosovës, të cilët po shoqërohen edhe nga Ambasadori i Republikës se Kosovës për marrëdhënie me NATO, Astrit Zemaj.
Në përbërje të delegacionit janë dhe deputetët: Xhavit Haliti, Rashit Qalaj, Alban Bajrami, Shqipe Mehmeti Selimi, Luan Aliu, Vlora Dumoshi, Albana Bytyqi dhe zyrtarët e Administratës së Kuvendit të Kosovës, Merita Drenori dhe Donika Bunjaku.
Delegacioni realizoi takime, ndër tjera me Sekretaren e Përgjithshme të AP të NATO-s, Ruxandra Popa, këshilltarin e misionit te SHBA-së në NATO, Mark Tervakovski, këshilltarin e Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Jon Lambe dhe këshilltarin e Gjermanisë në NATO, Jan Grünhage.
"Delegacioni gjithashtu vizitoi Ambasadën e Republikës se Kosovës ne Bruksel ku takoi edhe Ambasadorin Belgjikë, Luksemburg dhe BE, Agron Bajrami dhe Ambasadorin për NATO, Astrit Zemaj. Sot që nga mëngjesi delegacioni është duke realizuar takime në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel", njofton Kuvendi i Kosovës.























