10:56 / 06.09.2023
Vushtrria ndan 70 mijë euro për kulturën, rininë dhe sportin
M.P / RTKlive
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar për ndarjen e 70 mijë eurove për subvencione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
“Si Komunë jemi të përkushtuar që të mbështesim zhvillimin e kulturës, rinisë dhe sportit vushtrrias”, ka thënë kryetari Ferit Idrizi.
Ndarja e subvencioneve është bërë në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përmes thirrjes publike.























