`Green Talk`, çështjet mjedisore, sfidat dhe mundësitë|Video
BKT
Kosovë

`Green Talk`, çështjet mjedisore, sfidat dhe mundësitë|Video

V.Th. RTKlive

Ka filluar edicioni i katërt i Programit “Green Talk’, i cili ka të bëjë me mjedisin.

Andina Vllahiu-koordinatore e këtij program thotë se platforma “Green Talk”, organizohet nga “Ballkan Green Foundation” organizatë rajonale e cila promovon përparim gjithëpërfshirës, të barabartë ndërmjet Ballkanit Perëndimor në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm që nga viti 2014.

 Vllahiu tha se hapja e edicionit ishte dje dhe se këtë herë është përfshirë edhe audienca, hapja është realizuar nga  ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli, e që sipas Vllahiut Rzvanolli ka diskutuar për planet e qeverisë rreth implementimit të masave të efiçiencës.

Vllahiu shtoi se në hapje është diskutuar edhe me drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Jeshil, Xhevdet Gegollaj, për rrugëtimin e "Disco Soup".

E ftuar në programin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Vllahiu tha se sot dhe nesër do të jenë nga dy folës.

“Sot do të flasë anëtari i bordit të organizatës “Ballkan Green Foundation”, Dardan Sejdiu dhe drejtoresha e arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati të cilët kanë tema të ndryshme për të diskutuar. Tema e Sejdiut është “Dizajnimi i politikave lokale për zhvillim të qëndrueshëm”, kurse tema e Musmuratit është “Agjenda e gjelbër dhe digjitale në institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës", tha Vllahiu për RTK-në.

Sipas Vllahiut, ky edicion i hapur me pjesëmarrje të audiencës ka pasur rekomandime dhe se ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe i frytshëm dhe se besojnë që edhe në edicionet e radhës do të ofrojnë sa më shumë ide ku përfshihen edhe qytetarët, sepse siç tha ajo kjo platformë shërben edhe si lloj vetëdijesimi të qytetarëve në zhvillimin e qëndrueshëm dhe çështjet mjedisore.

Për më shumë ndiqeni videon:


MË SHUME NGA Kosovë