Rama: Arrestimet ishin të paarsyeshëm, drejtësia të vendos
SH.Ç/RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama arrestimet e fundit në kryeqytet, i quajtur arrestimet si të paarsyeshme. Sipas tij, arrestimet kanë të bëjnë më disa kontrata mbi vepër, për të cilat pohoi se janë më se të nevojshme për Prishtinën.
Përparim Rama ka sqaruar se buxheti i kryeqytetit është i përcaktuar në bazë të numrit të popullsisë së viti 2011, por që ky numër është rritur e me këtë edhe kërkesat për shërbime për çka janë detyruar të lidhin kontratat mbi vepër. Ai ka theksuar se në këto kontrata nuk ka pasur diçka jashtë normales dhe se nuk shesh arsyeje për arrestim.
“Unë këtë e kuptova sa isha jashtë shtetit. E kanë marrë në pyetje edhe nënkryetarin, mendoj që është për disa kontrata mbi vepër, kryeqyteti funksionon me një buxhet me të dhëna të viti 2011 sa i përket numrit të banorëve. Kryeqytetit i kërkohen shërbime të shumta, prandaj këto kontrata janë të lidhura për shërbime në administratë në shëndetësi dhe janë më se të nevojshme sepse numat që i kemi nuk janë të mjaftueshme. Ajo çka ka ndodhur është jashtë proporcioneve nuk e shoh të arsyeshme, por po i’a lë procese ligjore të merren me këtë punë, nuk e shoh që ka pasur diçka jashtë normales, personalisht po them në bazë të arsyeje pse është bë, pse tash, do të kuptojmë më shumë e bisedojmë më vonë”, tha ai.
Tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Lidhur me këtë rast është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. Ai ka thënë se ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat thotë se i kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar.























