Kurti takohet me kryetarin e ASHAK, diskutohet për encikolpedinë shqiptare
BKT
Kosovë

Kurti takohet me kryetarin e ASHAK, diskutohet për encikolpedinë shqiptare

Kryeministri Albin Kurti, u takua sot me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikun Mehmet Kraja.

Në takim u theksua rëndësia e projektit madhor mbi enciklopedinë shqiptare, i nisur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të vitit të kaluar.

Akademiku Kraja shprehu përkushtimin e tij dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për hartimin e Enciklopedisë shqiptare, teksa e njoftoi kryeministrin me punën dhe arritjet kryesore të Akademisë.

​


MË SHUME NGA Kosovë