11:53 / 12.09.2023
Rama dhe ministri i Katz shëtisin bashkë nëpër kryeqytet
RTKlive
Kryetari i Priashtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ministrin izraelitë të Turizmit, Haim Katz me të cilin biseduan për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit si dhe mundësitë e shpeshtimit të vizitave reciproke.
Kryetari Rama bashkë me ministrin Katz po ashtu bënë një shëtitje nëpër Prishtinë.
"Me ministrin Katz bëmë një shëtitje nëpër kryeqytet duke i prezantuar vendin, kulturën e historinë tonë, të cilat i bënë shumë përshtypje mikut tonë nga Izraeli. Ministri u impresionua me energjinë e vendit tonë dhe theksoi se ka dëshirë që të vijë prapë në Prishtinë”, ka deklaruar Rama.























