11:24 / 18.09.2023
Mujka dhe Kurti: Regjioni i Mitrovicës do të ketë ujë të mjaftueshëm
V.Th. RTKlive
Kryeshefi ekzekutiv i NPH ‘Ibër-Lepenc’, Faruk Mujka dhe kryeshefi i KRU ‘Mitrovica’, Bashkim Kurti, janë zotuar se qytetarët e regjionit të Mitrovicës të kenë ujë të mjaftueshëm me cilësi të lartë.
“Kryeshefi ekzekutiv i NPH ‘Ibër-Lepenc’, Faruk Mujka vizitoi ndërmarrjen KRU ‘Mitrovica’, ku u prit nga kryeshefi Bashkim Kurti. Të dytë u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që e kanë, me qëllim që qytetarët e regjionit të Mitrovicës të kenë ujë të mjaftueshëm me cilësi të lartë, për çka po implementohen investimet në infrastrukturë nga të dy ndërmarrjet, si dhe të minimalizohen humbjet e të hetohen keqpërdorimet e ujit”, theksohet në njoftim.























