Dhuna ndaj 3 vjeçarit, KMDLNJ e KOMF e dënojnë rastin
BKT
Kosovë

Dhuna ndaj 3 vjeçarit, KMDLNJ e KOMF e dënojnë rastin

N.M. /RTKlive

Shqetësimet për pamjet filmike të publikuara lidhur me qasjen e edukatoreve dhe trajtimin ndaj një fëmije 3 vjeçar, në kopshtin “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, sot i ka shprehur edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 35 organizata jo qeveritare, shpreh shqetësim për qasjen e edukatoreve dhe trajtimin ndaj një fëmije 3 vjeçar, në kopshtin për fëmijë, në Fushë Kosovë.

“Çdo qasje e papërshtatshme, e vrazhdë apo e dhunshme e përdorur nga edukatoret, për të detyruar fëmijën që t’i realizojë ato përmes presionit, tërheqjes, zvarritjes, dhunës verbale apo fizike, përbën një shkelje të rëndë e cila dëmton të gjitha sferat e zhvillimit të fëmijës”, thuhet në reagimin e KOMF.

Dhunën në këtë kopsht të fëmijëve e ka dënuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut,

“Dje në rrjetet sociale një familjarë kishte publikuar videon se si keqtrajtohej një fëmijë në kopshtin “Gëzimi ynë” në komunën e Fushë Kosovës. Në video vërehet qartë dhuna që edukatoret ushtrojnë ndaj një fëmije, i cili thuhet se është 3 vjeçar”, thuhet në këtë reagim.

Sipas kësaj organizate humanitare, çdo qasje e papërshtatshme, e vrazhdë apo e dhunshme e përdorur nga edukatoret, për të detyruar fëmijën që t’i realizojë qoftë akvitetet apo gjumin, etj. përmes presionit, tërheqjes, zvarritjes, dhunës verbale apo fizike, përbën një shkelje të rëndë e cila dëmton të gjitha sferat e zhvillimit të fëmijës.

“KMDLNj e dënon fuqishëm çdo formë të dhunës përfshirë dhunën fizike, atë psikologjike dhe neglizhimin, të cilat janë të ndaluara me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe legjislacionin tjetër përkatës. KMDLNj kërkon nga institucionet që të ketë hetim të thellë dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme sa i përket këtij rasti”, thuhet pos tjerash në këtë reagim.


MË SHUME NGA Kosovë