15:08 / 19.09.2023
Krasniqi përkujton 24 vjetorin e themelimit të TMK-së
N.M. /RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 24 vjetorin e themelimit të TMK-së, e cila tashmë është Ushtria e Republikës së Kosovës.
Krasniqi, në një postim në Facebook, ka thënë se kur Kosova ka pasur lidership, të vendosur dhe ka kultivuar në mirëbesim raportet me aleatët ndërkombëtarë, ka fituar luftën.
:Kur Kosova ka pasur lidership, i cili, përveç vendosmërisë, ka vlerësuar dhe kultivuar në mirëbesim raportet e mirëfillta me aleatët ndërkombëtarë – ne kemi fituar edhe luftën edhe paqen. Prandaj, sot, me krenari shënojmë 24 vjetorin e themelimit të TMK-së, e cila tashmë është Ushtria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.























