30 të rinj trajnohen në Obiliq për shkathtësi të buta
BKT
Kosovë

30 të rinj trajnohen në Obiliq për shkathtësi të buta

M.P. / RTKlive

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se në kuadër të Javës Rinore, ka filluar trajnimin për aftësimin e 30 të rinjve për shkathtësitë e buta.

Nga këto trajnime të ndara në 6 module po përfitojnë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, Arba Mirena, ju kanë uruar të rinjve suksese dhe kanë  uruar që të rinjtë të përfitojnë aftësi të cilat do të ju shërbejnë në rrugëtimin e tyre jetësor”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.


MË SHUME NGA Kosovë