Të premten mbahet “Dita pa makina” në kryeqytet
BKT
Foto: Komuna e Prishtinës
Kosovë

Të premten mbahet “Dita pa makina” në kryeqytet

V.Th. RTKlive

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se e premtja në Prishtinë do të shënojë “ditën pa makina”.

"Të premten, më 22 shtator nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat”, njofton komuna.

Sipas njoftimit me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.

“Qytetarë të dashur mund të merrni me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit). Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.


MË SHUME NGA Kosovë