Abdixhiku: Vepra e Afrim Bunjakut do të gdhendet në historinë e Kosovës
BKT
Kosovë

Abdixhiku: Vepra e Afrim Bunjakut do të gdhendet në historinë e Kosovës

Sh.Ç/RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar familjen e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku, për t’i shprehur ngushëllime.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar familjen e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku, për t’i shprehur ngushëllime.

LDK ka njoftuar  se Abdixhiku ka ngushëlluar familjen Bunjaku, duke shtuar se “jeta e vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës”.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku. Kryetari Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë