Konjufca në takim lamtumirës me ambasadorin zviceran, Kolly
BKT
Kosovë

Konjufca në takim lamtumirës me ambasadorin zviceran, Kolly

M.P / RTKlive

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.

Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Ambasadorit Kolly për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, si dhe i dëshirojë suksese në angazhimet e radhës.

“Zvicra ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e institucioneve tona shtetërore, theksoi Kryetari i Kuvendit teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme të këtij shteti mik ndaj Republikës së Kosovës në proceset integruese”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Ai po ashtu i cilësoi të shkëlqyera raportet ndërshtetërore, duke shprehur gatishmërinë për forcimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

 


MË SHUME NGA Kosovë