Nënshkruhen marrëveshjet për realizimin e projektit “Solar4Kosovo”
BKT
Kosovë

Nënshkruhen marrëveshjet për realizimin e projektit “Solar4Kosovo”

RTKlive

Janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit në mes të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe atij të Obiliqit, Xhafer Gashi, për realizimin e projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje në mes palëve nënshkruese është sigurimi i lokacionit për projektin e Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”, në fshatin Shkabaj (Hadë e Re), e cila sipas ekspertëve të fushës është përcaktuar si vend ideal për realizimin e këtij projekti”, thuhet në njoftim.

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Bashkëpunim Ndërkomunal, këto marrëveshje do t'u dërgohen për shqyrtim dhe miratim, Kuvendeve Komunale te Komunave respektive.

Me këtë rast, Rama tha se realizimi i këtij projekti strategjik është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e  Kryeqytetit dhe për Komunën e Obiliqit.

Murati i reagon Ramës

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ndaj deklaratave të kryetari të Prishtinës, Përparim Rama.

Murati ka përdorur shprehjen gjermane “fremdschämen”, që në përkthimin e Muratit nënkupton “ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit”.

Ministri thekson se Rama “ka gënjyer” për lokacionin e projektit të Ngrohjes Solare, duke thënë se për këtë ka njoftuar më parë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.


MË SHUME NGA Kosovë