Dogana e Kosovës përfaqësohet në programin ndërkombëtar për doganat
BKT
Kosovë

Dogana e Kosovës përfaqësohet në programin ndërkombëtar për doganat

M.P. / RTKlive

Dogana e Kosovës përfaqësohet në Programin për Zhvillimin e Karrierës në Organizatën Botërore të Doganave në Bruksel .

“Programi ka për qëllim të përmirësojë kompetencat dhe njohuritë e zyrtarëve të doganave në nivele ndërkombëtare. Në këtë program, dhjetë zyrtarë të doganave nga shtete të ndryshme anëtare të OBD-së, përfshirë Kosovën, do të marrin pjesë në selinë e OBD-së në Bruksel, Belgjikë, gjatë një periudhe prej 10 muajsh”, njofton Dogana.

Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuriya, ka shprehur gëzimin e tij për pjesëmarrjen e suksesshme të kandidatëve në programin CDP dhe ka shprehur pritshmërinë e tij që ata do të rrisin njohuritë e tyre, do të zhvillojnë aftësitë e tyre, do të fitojnë përvojë pune ndërkombëtare dhe do të pasurojnë rrjetet e tyre profesionale. Ai po ashtu uroi pjesëmarrësit në këtë program të rëndësishëm.

“Si anëtare e OBD-së, Dogana e Kosovës është e vendosur të marrë pjesë aktive në avancimin dhe nxitjen e bashkëpunimit profesional doganor me administratat e tjera anëtare. Programi i Zhvillimit të Karrierës (CDP) është një hap i rëndësishëm drejt profesionalizmit dhe zhvillimit të kapaciteteve të zyrtarëve të doganës, dhe tregon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të ofruar shërbime më cilësore dhe efikase”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë