Përkujtohen Gursel e Bajram Sylejmani në 25 vjetorin e rënies
BKT
Kosovë

Përkujtohen Gursel e Bajram Sylejmani në 25 vjetorin e rënies

M.P / RTKlive

Komuna e Vitisë, në 25 vjetorin e rënies ka përkujtuar dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani.

Ata kanë rënë në betejën e Jezercit, teksa vinin nga Sadovina e Vitisë.

“Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, organizatat e dala nga lufta, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe qytetarë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para Shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “ Gursel e Bajram Sylejmani”, dhe më pas edhe në kompleksin e këtyre dëshmorëve në fshatin e tyre të  lindjes”, njofton Komuna e Vitisë.


MË SHUME NGA Kosovë